43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën në Shkozë, më pas vret veten! Dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor! I vëllai nuk ishte në shtëpi, punon taksist

8 Prill 2023, 08:05 | Përditesimi i fundit: 2023-04-08 13:57:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë.