4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit

13 Nëntor 2023, 19:44

Ministrja e Kulturës Elva Margariti detajoi në Komisionin për Edukimin, ndarjen e buxhetit prej afro 4.46 miliardë lekësh për dikasterin që drejton, duke u ndalur veçmas tek investimet që marrin gjysmën e financave për vitin që vjen.