Një 47-vjeçare është ndarë nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan. Mësohet se pasagjerja që humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i shoferit ka kryer manovra të rrezikshme, është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.
"Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital", ka njoftuar policia.















