49 kg kokainë në konteinerin me banane, Selim Ccekaj në spital, por gjyqtarja s'ndërpret seancën për ndryshimin e masës së sigurisë! Avokati Maksim Haxhia del nga gjyqi në shenjë proteste

25 Gusht 2021, 10:06 | Përditesimi: 25 Gusht 2021, 10:06

72-vjeçari Selim Çekaj nuk doli personalisht para gjykatës këtë të mërkurë, pasi prej javësh ndodhet në spital. I përfaqësuar nga mbrojtësi, Maksim Haxhia, Selim Çekaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara nga vendimi për ndryshimin e masës pasi pretendon se i njëjti gjyqtar ka gjykuar të birin, Arbër Çekaj. Pavarësisht kërkesës, Lara nuk është tërhequr dhe ka vazhduar senacën. Në këto kushte avokati Haxhia ka lënë seancën.

KT/Shqiptarja.com