49 kg kokainë në kontejnerin me banane, dosja e Selim Çekaj kalon në SPAK! 'Kam gruan për t'u kujdesur', 72-vjeçari kërkon ndryshmin e masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme vendos nesër

6 Gusht 2021, 12:57 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 12:57

SPAK ka regjistruar çështjen e Selim Çekaj, i cili u arrestuar për gjetjen e 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur. Dosja e tij u regjistruar në SPAK pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit për këtë çështje. Gjykata e Posaçme pritej të jepte sot vendim pas apelimit të masës së sigurisë nga Selim Çekaj për të mos qëndruar në qeli, por vendimi u shty për shkak se mungonte avokati i Çekajt. Gjykata e Posaçme do të vendos ditën e nesërme në orën 11:00 nëse Selim Çekaj do të vijojë të qëndrojë në qeli apo jo.

KT/Shqiptarja.com