5 bashki pa kryetarë, juristi Kume për Report Tv: Ngërçin e zgjidh 'Kushtetuesja, zgjedhjet e parakohshme vendore janë të nevojshme

28 Qershor 2021, 19:55 | Përditesimi: 28 Qershor 2021, 19:55

Edhe pse 5 nga  61 Bashkitë e vendit janë pa kryetar të zgjedhur, konstitucionalisti Kristaq Kume në një intervistë për Report Tv,  thotë se duhet pritur vendimi i Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, për të parë nëse duhet të zhvillohen  zgjedhje të parakohshme.

”Zgjedhjet e parakohshme varen nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Së bashku me vendimin pres të vendos detyrimin për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Edhe nëse gjykata nuk shpreh vendimin për zgjedhje të parakohshme, ato do të jenë të domosdoshme për tu bërë jo vetëm në aspektin ligjor por edhe në atë moral", shprehet ai. 

r.k./Shqiptarja.com