5 ditë para finales, mbyllen bizneset në 'Air Albania'! Hapësirat e lokaleve dhe restoraneve u kthehen tifozëve

20 Maj 2022, 13:45

5 ditë para finales së Conference League në Tiranë, lokalet dhe restorantet që ndodhen në stadiumin ‘Air Albania’ janë mbyllur. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kujdesur sot që ambientet rreth e qark stadiumit të lirohen dhe të kthehen në hapësirë për tifozët.