5 fëmijë në Siri, pas 19 të riatdhesuarve gjyshërit Shuli apel nga Pogradeci: Mbesat e nipërit i kemi në kamp, folëm para 1 muaji, duan të dalin sa më parë

1 Gusht 2021, 17:44

Dylber e Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit pas apeleve të vazhdueshme, insistojnë serish sot në ditën kur u riatdhesuan 19 shqiptarë nga kampi i 'Al Hol' në Siri, që të bëjnë thirrje me dorë në zemër për të shpëtuar mbesat dhe nipërit e tyre që ndodhen në kampin e ferrit.

Dylber Shuli thotë për Report Tv se mbesa e tyre e madhe, Elona, ka kërkuar ndihmë dhe është e mërzitur