5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e Sirisë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri Bledi Çuçi të pranishëm në operacionin e riatdhesimit

31 Korrik 2021, 16:04 | Përditesimi: 31 Korrik 2021, 16:04

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, janë të pranishëm në Libi, në operacionin për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë.

Paraprakisht bëhet me dije se ditën e nesërme do të rikthehen në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë.

"Beirut, Liban - Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim", thotë Rama.

  •  

LR/Shqiptarja.com