5 gra e 14 fëmijë shqiptarë në kampin 'Al Hol' iu dorëzohen autoriteteve shqiptare, gazetari i NBC publikon foton! Rama dhe Çuçi të pranishëm në operacionin e riatdhesimit

31 Korrik 2021, 19:02

Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin 'Al Hol'  të ISIS i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të rikthehen në atdhe ditën e nesërme. Të pranishëm në operacionin e riatdhesimit, janë në Liban edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.

Lajmi fillimisht u bë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postoi në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe 3 fëmijëve të cilët do të riatdhesohen në vendin tonë.