Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilluan sot homazhet shtetërore te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit. Pjesë në homazhe mori edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm gjatë homazheve të ditës së sotme, pasi ndodhet në Varshavë pasi do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.