5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Tusha: Në 5 vitet e ardhshme Gjykata Kushtetuese me godinë të re, me një sallë me dinjitoze

23 Korrik 2021, 11:38

Në fjalën e saj në tryezën për 5-vjetorin e miratimin e Reformës në Drejtësi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka dhënë shifra duke thënë se edhe pse me një trup të pa plotësuar totalisht dhe krejtësisht të re, kjo Gjykatë përgjatë kësaj kohë ka shqyrtuar 120 çështje.  Ajo vlerësoi pozitive vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj kjo gjykatë ka nevojë për një sallë dinjitoze.

"Formula e re e anëtarëve të gjykatës dhe përcaktimi në mënyrë më të detajuar të kritereve që duhet të plotësojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i kësaj formule bëri të mundur që të emëroheshin 3 anëtarë të GJK dhe në dhjetor 3 anëtarë të tjerë duke plotësuar vakancat e presidentit dhe Kuvendit, ndërkohë që mbeten ende vakancat e ardhura nga Gjykata e Lartë. Ndryshimet prekën edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, Gjykata nuk ka ende një vendimmarrje për kërkesat individuale, pasi kërkuesit nuk kanë mundur të plotësojnë kërkesat paraprake, që ka të bëjë me shterimin e mjeteve juridike. Ndonëse para sfidës së një trupe të pa plotësuar tërësisht dhe një trupë të re, ka kryer një punë voluminoze, përgjatë këtij viti kemi shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin. Ajo ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura dhe i ka dhënë vendimet e arsyetuara brenda afatit, përveç synimit parësor, Gjykata i ka dhënë të njëjtën rëndësi miratimin e akteve të brendshme të saj. Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj. Dallimi mes nevojave të gjykatës he shkallës së miratimit të tij, vazhdon të rritet në këtë kuptim do të vlerësoja pozitive çka u prezantua sot nga Ministria e Drejtësisë, për ndërtimin e një godine për Gjykatën Kushtetuese për 5 vitet e ardhshme", tha Tusha.