50 mijë deri në 100 mijë lekë ryshfet për të liruar makinat e bllokuara, nën hetim nga SPAK 2 policë gjyqësorë në Elbasan, arrest shtëpie njërit prej tyre! GJKKO lë në burg sekserin

25 Maj 2023, 14:42

 Një makinë e ngarkuar me dru në Gramsh është bërë “sebepi” për lëshimin e urdhër arresteve nga SPAK për dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan. Bëhet fjalë për Safer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa i cili jepte para që dy oficerët të kthenin makinat e bllokuara. Nga hetimet e SPAK janë vënë nën hetim 5 persona.