5100 garues në Maratonën e Tiranës, Taulant Stërmasi për Report Tv: Pjesëmarrësi më i vjetër ka moshën 84 vjeç, frymëzim

19 Tetor, 11:29 | Përditesimi: 19 Tetor, 11:29

Taulant Stërmasi, ish-kreu i Atletikës shqiptare dhe një nga organizatorët e Maratonës së Tiranës foli për gazetaren e Report Tv, Joana Preja, në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti me përmasa të mëdha në kryeqytet. Stërmasi tha se janë më shumë se 5 mijë pjesëmarrës nga gjithë bota në këtë event, teksa më i vjetri ka moshën 84-vjeçare, që është një frymëzim për të gjithë.

 

I.M/Shqiptarja.com