5.5 ton kokainë sekuestrohen në Kolumbi, 13 milionë doza do të kapnin në treg vlerën 184 milionë dollarë

30 Prill 2023, 14:39

Autoritetet kolumbiane raportuan të premten sekuestrimin e 5.5-ton kokainë, më e madhja në Detin e Karaibeve përgjatë këtyre muajve të parë të vitit 2023. Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës u bë në tre operacione kundër varkave të tipit “go fast”, të përdorura zakonisht nga trafikantët e drogës që tentojnë ta çojnë drogën në veri të kontinentit latin.