6 dhjetori i Berishës/ Ahmetaj: Do qëndrojmë me duar në xhepa për 4 orë! Karaj: Policia të marrë parasysh më të keqen! Muça dhe Beqiri: Rama s'dëmtohet nga 2 pleshta

29 Nëntor 2022, 22:33

Më 6 dhjetor, kur liderët e Bashkimit Europian do të mbërrijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, ku do t’i bashkohet dhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga, anëtari i Këshillit Kombëtar PD Bislim Ahmetaj u shpreh se bëhet manifestim paqësor për t’i treguar Europës se e refuzojnë këtë qeveri.