6 efektivë u lënduan nga protestuesit, reagon Demo: Dhuna e pajustifikueshme, e dënoj pa rezervë! Pjesëmarrësit të ruajnë qetësinë

13 Tetor, 18:00 | Përditesimi: 13 Tetor, 18:00

Ministri i Brendshëm Ervin Demo dënon dhunën e protestuesve ndaj policisë. Ai shpreh mbështetje dhe solidaritet të plotë ndaj efektivëve të lënduar.

Protestuesve u thotë se dhuna nuk justifikohet dhe goditja e policëve s’është ushtrim i së drejtës për të protestuar. Ai kërkon përmbajtje nga të gjitha palët për të ulur tensionet.

E.H/Shqiptarja.com