6 marsi, Korreshi për ‘Report Tv’: Nëse Basha dhe Berisha do kenë kandidatë të përbashkët, fitojmë 6 bashkitë! Me dy, e vështirë por jo e pamundur! Ja çfarë kërkon baza

25 Janar 2022, 12:47

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu në ‘Report Tv’, se ende nuk ka një vendim nëse Basha dhe Berisha do të kenë një kandidat të përbashkët për të garuar në bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Deputeti Korreshi theksoi se nëse Basha dhe Berisha do kenë një kandidat të përbashkët, i fitojnë 6 bashkitë të cilat janë pa kryetar.