6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës para zyrave të Hipotekës: 1 javë afat të na japin zgjidhje ose s'do kenë shansin të hyjnë në zyra

29 Mars 2023, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2023-03-29 14:17:29

Pas më shumë se 6 muajsh protesta e bllokim të rrugës që të lidh me aeroportin e Rinasit, banorët e fshatit Bërxullë janë zhvendosur tek zyrat e hipotekës. Ata i lënë 1 javë afat që t’i japin zgjidhje problemit të pronave. Në të kundërt paralajmërojnë se do të pengojnë punonjësit e Hipotekës të hyjnë në zyra dhe s’do të lejojnë punimet për aksin Thumanë-Kashar.