60 role në 4 dekada! I jepet lamtumira Enver Hysenit! Kolegët: Fjala ‘i paharruar’ është shumë pak për të

30 Tetor 2022, 17:13

Në 4 dekada, mbi 60 role të ndryshme! Për familjarë, miq e kolegë, ndarja me Enver Hysenin ka qenë e vështirw. Ndër vite, ai i dhuroi jo vetëm spektatorit, por edhe vetë aktorëve të çdo brezi kujtime të paharrueshme. Koleget e kujtojnë si “shembulli pozitiv në jetë e në skenë”, e ndërsa theksojnë se Shkodra ka humbur një artist të madh, por edhe një njeri të mrekullueshëm.