613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn! Avokati Haxhia: E dënoi pa asnjë provë, kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi

18 Qershor 2021, 12:16

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i konteinerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës 'Arbi Graden' me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burg.

Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar ku do të vuaj 14 vite burg. Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite dhe me gjykimin e shkurtuar do të vuaj në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e Arbër Çekajt, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.