Përkujtohet ditëlindja e Skënderbeut/ Veprimtari përkujtimore në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë

6 Maj, 15:00 | Përditesimi: 6 Maj, 17:32

Me dimensionin si “poet i madh i politikës shqiptare” i cilësuar kështu nga shkrimtari i madh italian Indro Montanelli, u përkujtua në këtë 620 vjetor të lindjes heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, historiani që ka shkruar më së shumti për figurën e Skënderbeut, Pëllumb Xhufi i njeh një meritë të jashtëzakonshme heroit, që e ka bërë atë të njohur botërisht e që është marrja përsipër nga një vend i vogël mbrojtja e Evropës nga pushtimi osman.

 

r.k./Shqiptarja.com