TIRANË- 672 telefonata mes porositësit Nuredin Dumani dhe vrasësve me pagesë, Besjan Xhixha dhe Enver Diva kanë mjaftuar për të bindur SPAK se ishin pjesë e planit për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës më 27 prill 2020, edhe pse në fund rezultoi që plani nuk shkoi siç duhet. Vëllezërit Haxhia u vranë, por autorë nuk ishin Besjan Xhixha dhe Enver Diva, pasi ky i fundit rezultoi me COVID dhe prandaj për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ishte ky i fundit që ka zbardhur skemën, teksa Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dosjen e plotë. Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thuhet se Nuredin Dumani dhe Besjan Xhixha kanë komunikuar me njëri-tjetrin 4 herë, nga data 16 prill deri në 27 prill, pra edhe në ditën e vrasjes. Ndërkohë, dy vrasësit e punësuar Besjan Xhixha dhe Enver Diva kanë pasur telefonata më të shpeshta, plot 668 herë me njëri tjetrin, për të folur mbi planet e ekzekutimit.Mes porositësit Nuredin Dumani, Besjan Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduar i drejtësisë ka pasur edhe një drekë në një restorant në mbikalimin e Fushë Krujës. Nga sa mësohet, Besjani ka deklaruar se "ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit", (i referohet Enver Divës) teksa Dumani ka deklaruar "ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat", pa përmendur se cilët për cilët çuna bëhet fjalë. Dumani u ka dhënë 2 vrasësve të punësuar një kapar prej 5 mijë euro, por duke qenë se njëri prej tyre u infektua me COVID, u anulua si plan, për të kaluar te plani B. U vendos që vrasja të kryhet nga Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci dhe Klevis Alla, këto dy të fundit të arrestuar. Objektivi ka qenë që të vritej vetëm Besmir Haxhia dhe jo Viktor Haxhia. Klevis Alla ka zbuluar edhe se si kanë lindur konfliktet mes Talo Çelës dhe Besmir Haxhiajt. Sipas Allës, Nuredin Dumani kishte deklaruar se "Besmirit i kishte hipur vetja në qejf dhe po nxjerr emrsat e shokëve". Po kështu, sipas tij, ato kanë pasur edhe një problem në Elbasan, por që nuk dinte detaje të tjera. Nuredin Dumani i ka thënë Klevis Allës se Besmirit i kishin humbur një sasi lekësh, por që nuk e dinte se nga buronin këto lekë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për paratë e grabitura në Rinas, ku Nuredin Dumani ka qenë një nga autorët. Report Tv ka mësuar se Nuredin Dumani ka marrë në shtëpinë e tij Klevis Allën dhe i ka kërkuar që të shoqërojë Besjan Xhixhën dhe Enver Diva te shtëpia e Besmirë Haxhisë, viktimës në Spitallë. Pasi kanë parë vendit, Besjan Xhixha dhe Enver Diva janë rikthyer sërish në shtëpinë e Nuredin Dumanit dhe kanë deklaruar "Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, por na mungon vetëm shoferi". Nga sa mësohet, ato kanë kërkuar që shofer të ishte Klevis Alla sepse sipas tyre dinte të manovronte shumë mirë me mjetin.
672 telefonata për të porositur ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës, Report Tv zbardh dosjen e plotë! Vrasësi me pagesë: Krimi bëhet, vendi ishte i mirë, GJKKO i lë në burg
Video të tjera
-
Goditet grupi që shiste drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim! Sekuestrohet 2.9 kg kanabis
6 Nëntor, 09:09 -
Zbardhet shkaku i tragjedisë me dy të vdekur në Elbasan! 69-vjeçari kishte vendosur tubat e gazit në murin e pallatit! Objekti do të shembet
5 Nëntor, 22:54 -
Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Kryebashkiaku e mohon: Asnjë vonesë nga zjarrfikësja
5 Nëntor, 22:21 -
PS me lëvizje të re kundër Ramës? "Veliaj u përgjua në burg në burg...!" STUDIO LIVE
5 Nëntor, 22:20 -
‘Plumbi i Artë’/ SPAK kërkon 292 vite burg për 15 të pandehur të akuzuar për 27 ngjarje kriminale! 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)
5 Nëntor, 19:23 -
Gjyqi në GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë, kërkuam pavlefshmërinë
5 Nëntor, 17:23 -
‘Shumë e bukur kjo këmisha, me lule’, Kryemadhi batuta me gazetarët: Trëndafil PS-je, trëndafil PD-je
5 Nëntor, 17:22 -
Zbardhet shkaku i tragjedisë me dy të vdekur në Elbasan! 69-vjeçari kishte vendosur tubat e gazit në murin e pallatit! Objekti do të shembet (VIDEO)
5 Nëntor, 16:29 -
Progresraporti i KE, Rama: Moment historik, historia s’do na e falte një dështim! Ambasadorja e BE mesazh në shqip: Keni ecur para
5 Nëntor, 14:54 -
Raporti i Progresit 2026 në Kuvend, Peleshi pret ambasadoren e BE-së: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027
5 Nëntor, 14:48 -
Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, procesion në 10-vjetorin e lumturimit! Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishterim të ri
5 Nëntor, 14:28 -
Shpërthimi tragjik në Elbasan, dyshohet se gazi rrodhi nga tubat e bombolës në katin e parë! 69-vjeçari tentoi të ndizte sobën, por humbi jetën
5 Nëntor, 14:15 -
Elbasan/ Një ditë pas shpërthimit tragjik, vijon puna në pallatin e shkatërruar! Rrobat dhe sendet personale të banorëve nxirren me vinç
5 Nëntor, 13:48 -
INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027, drejtoresha Sado: Koha e kalimit të fondeve është vendimtare për realizimin e CENS-it të bujqësisë
5 Nëntor, 13:29 -
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Unrecognized’ sonte për herë të parë tek Eksperimentali! ‘E zonja e bujtinës’ te ‘Petro Marko’ në Vlorë
5 Nëntor, 13:17 -
Dhuna në protestat e studentëve ndez debatin në komision! Bardeli kërkon dënimin e akteve të policisë, Zaka akuzon protestuesit e dhunshëm! Luarasi: Nuk denoncova dy vajza se më erdhi keq
5 Nëntor, 12:53 -
Buxheti/ Pirdeni kërkon 152 punonjës për ministrinë e sapokrijuar të Administratës Publike: Kyçe për negociatat! ‘Financat’ dhe Kuvendi: Ju mbështesim
5 Nëntor, 12:50 -
VIDEO/ Të bllokuar në mal, Njësia Alpine simulon shpëtimin e një personi në Shkodër! Hita: 10 operacione kërkim-shpëtimi gjatë verës
5 Nëntor, 12:41 -
Kontrolle intensive në rrugët e Tiranës, 12 shoferë të arrestuar dhe 4 nën hetim! Mbi 3200 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor
5 Nëntor, 12:18 -
Cristiano Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë në moshën 41-vjeçare: Për 23 vite pata privilegjin dhe përgjegjësinë të mbaja fanellën me numrin 7
5 Nëntor, 12:11