67-vjet pas vdekjes në Itali, Qazim Mulleti përshkon për herë të fundit rrugët e kryeqytetit, tani prehet në atdhe! Nipi: E kisha amanet! Kontributi si patriot, dalin dokumentet

28 Gusht 2023, 17:41

Pas riatdhesimit të eshtrave nga Italia, në përvjetorin e 67-të të vdekjes, ish-prefekti i Tiranës Qazim Mulleti përcillet për në banesën e fundit. Në këtë ditë simbolike Autoriteti hap dosjen e ish-Sigurimit dhe zbulon se ndihmoi familje të internuara dhe sipas shkresave të fashistëve  ka bashkëpunuar me Myslym Pezën.