69 të vdekur nga COVID në 5 ditë, Tomini: Të pavaksinuar, rriten të shtruarit në terapi intensive! Kirurgu Bejtaj: Shtatzënat të vaksinohen, turp historirat me sterilitetin

30 Shtator 2021, 22:04

Në 5 ditët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me COVID 69 qytetarë. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se viktimat kanë qenë të pavaksinuar. Ndonëse theksoi se kemi edhe një rritje të të shtruarve në terapi intensive, Tomini nënvizoi se situata e pandemisë këtë shtator është më mirë se vitin e kaluar.

"Ka pasur tendencë në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID. Kemi pasur numër të lartë dhe të personave në terapi intensive, shumica të pavaksinuar. Rastet që kanë humbur jetën nga COVID kanë qenë të pavaksinuar. 11 deri në 4 raste të infektimeve janë me 1 dozëNë përgjithësi rastet e vdekjeve 55-75. Por kemi pasur edhe raste të humbjeve të jetëve te moshat e reja. Vjet kanë këtë kohë kemi pasur dysfish të rasteve aktive krahasur me këtë shtator. Te kjo ndikon edhe Delta. Shtatorin e kaluar nuk bënim dhe kaq teste. Situata është më mirë tani", tha Tomini.