7 të arrestuar për sulmin me armë ndaj 'Volorekës', 1 në kërkim! Policia thirrje me dron autorit për t'u dorëzuar! Momenti kur e shtrijnë në tokë

14 Gusht 2020, 16:00

POGRADEC- Shkon në 7 numri i personave të arrestuar për sulmin me armë ndaj hotel "Voloreka" në Tushemisht. Pas Ilir Berberit në pranga kanë rënë edhe organizatori i dytë ngjarjes Meard Berberi, ekzekutori Anterio Kaloshi si dhe bashkëpunëtori i tyre Ervin Kalaja i cili i ka strehuar. Policia është në kërkim dhe të një personi të tetë për ngjarjen, i identifikuar me inicialet B.S.. Uniformat blu kanë zbardhur ngjarjen e plotë dhe rolet që kanë pasur secili nga personat e arrestuar. 

Shkak është bërë se autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë, ku referuar policisë kanë tentuar që t'i vrisnin djalin. Fatmirësisht si pasojë e sulmit, pati dëme vetëm në godinën e hotelit dhe të 7 makinave të parkuara.

Ka qenë pikërisht Anterio Kaloshi, i cili mbrëmjen e 8 gushtit,  qëlloi me 100 plumba në drejtim të dhomës së djalit pronarit, Jetmir Muçollari. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, (shiko këtu), teksa ky nuk ishte atentati i dytë brenda 7 ditësh që bëhej në drejtim të këtij hoteli. 

Organizatorë të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me verte një mjet identifikuar nga uniformat blu, e ndërsa Meard si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës, ku fshihej prej Meard Berberi.