77-vjeçari Edy Reja: Dua të vazhdoj me Kombëtaren, mosha vetëm një numër! Kualifikimi në 'Euro 2024' objektivi im

22 Tetor 2022, 16:09

‘Unë dua ta çoj deri në fund misionin për kualifikimin e Shqipërisë në Europian’. Kështu është shprehur Edy Reja në prag të ndeshjes miqësore që kombëtarja ka kundër Arabisë Saudite. Italiani konfirmoi dëshirën për të qëndruar me kuqezinjtë, ndërsa shtoi se shorti ‘Euro 2024’ është i pranueshëm, duke parë kundërshtarët në grup.