8 nxënës Infektohen me COVID, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës

22 Tetor 2021, 12:19

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vene drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi' në Bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me COVID-19, që përbëjnë afro gjysmën e klasës.

Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e ndërprerjes së zinxhirit të infektimit për te nxënësit e tjerë të klasës. Nxënësit nuk do të zhvillojë mësim për 2 javë.

Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë te Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), pasi janë konstatuar punonjës të prekur me COVID.