8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion!

12 Gusht, 13:09 | Përditesimi: 12 Gusht, 13:09

Vatra më problematike e zjarreve mbetet ajo në Parkun Kombëtar të Lurës, ku flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara. Situata po mbahet nën kontroll edhe në Patos, Krujë, Dajt, Priskë, Përmet dhe Devoll, ndërsa në të gjithë vendin janë angazhuar qindra forca, helikopterë dhe avionë “Air Tractor”. Aktualisht, nga 25 vatra të raportuara, 8 janë aktive.

    E.H/Shqiptarja.com