80 fëmijë denoncuan në 2023 se janë kërcënuar në internet! Shefi i Sigurisë Kibernetike: Kryeson bullizmi ndaj fëmijëve, 4-fishim i rasteve

6 Shkurt 2024, 18:01 | Përditesimi: 6 Shkurt 2024, 18:01

Është katërfishuar numri i denoncimeve të fëmijëve gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022 për një nga format e dhunës verbale në rrjetet sociale. Sipas Igli Tafës, Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vitin e fundit u regjistruan 80 denoncime nga fëmijët, kryesisht për bullizim  përmes platformës Tik Tok

r.k./Shqiptarja.com