800 gjimnazistë të Tiranës garë vrapimi te Kodrat e Liqenit! Seferi: E rëndësishme jo të fitosh, por të arrish objektivat e vetvetes

25 Mars 2023, 18:27

Rreth 800 gjimnazistë të Tiranës u bënë pjesë e një gare vrapimi tek kodrat e liqenit në kuadër të aktivitetit “KROS Tirana 2023”. Ky aktivitet sportiv ka për qëllim të orientojë adoleshentët dhe të rinjtë drejt një jete të shëndetshme përmes shtimit të aktiviteteve sportive.