Ministria e Infrastrukturës heq përgjegjësinë e autoritetit Portual të Durrësit në lidhje me daljen e 816 ton mbetje të dyshuara toksike nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.
Në daljen e saj për median pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës ia faturoi përgjegjësinë Kurum, shoqërisë transportuese por dhe koncesionarit europian nga ka dalë ngarkesa. Ndërsa këmbënguli që të priten rezultatet e hetimit për të dalë me një konkluzion të saktë se i kujt është faji.