Këtë 28 janar shënohet 89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë ditëlindje të parë pa të, u mbajtën një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastër.
“Kadareja dhe politikja” ishte leksioni i mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë dhe që ofroi lexime të veprave të Kadaresë, prej këndvështrimeve nga teoritë e nacionalizmit, orientalizmit, sovranitetit, feminizmit etj.
“Duhet thënë që vepra e tij është një vepër shumë politike, jo vetëm për kohën kur është shkruar, që mbulon dy periudha, komunizmin dhe postkomunizmin, por edhe për tematikën, për vlerat që mbart dhe për personazhet e saj.”, - shprehet Enis Sulstarova, pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës.