9 kandidatë në garë për vakancat në 'Kushtetuese', KED kërkesë për informacion në SHISH, hipoteka, banka dhe DSIK

21 Korrik 2021, 11:58

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar një kërkesë për informacion në SHISH, hipotekë, në Banka dhe DSIK për 9 kandidatët në garë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Pas kalimit "në filtër" të këtyre kandidatëve, hapi i radhës do të jetë intervistomi dhe më pas pikëzimi i tyre, një proces i cili pritet që të zgjasë deri nga mesi i muajit tetor.