9 raste me Omicron në Kosovë, mjeku për Report TV: Fituam betejën, kjo është vala e fundit e pandemisë

27 Dhjetor 2021, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2021-12-27 13:51:11

Kosova po përballet me një situatë ndjeshëm më të stabilizuar epidemiologjike se vendet e tjera të rajonit. Ndonëse tanimë janë konfirmuar 9 raste të reja me variantin Omicron, mjeku epidemiolog në Prishtinë, Ilir Tolaj tha për Report Tv i i bindur se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.