90-vjetori i lindjes së Kadaresë, Korça 'rikthen' shkrimtarin përmes inteligjencës artificiale

28 Janar, 19:05 | Përditesimi: 28 Janar, 19:05

Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë u zhvillua aktiviteti kulturor “Kadare ndër vargje”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Një nga elementët më të veçantë të aktivitetit ishte dokumentari i realizuar nga 13-vjeçari korçar Deon Gjoka.

Dokumentari përfshinte krijimin e një avatari digjital që “flet”, si edhe një këngë të frymëzuar nga veprat e Ismail Kadaresë, duke i dhënë aktivitetit një dimension modern dhe origjinal.

Për “gjeniun” e AI, Deonin, puna me figurën dhe krijimtarinë e Ismail Kadaresë ka qenë sfidë dhe mundësi për ta njohur më nga afër shkrimtarin e madh, përtej asaj që ofrojnë tekstet shkollore.

A.A/Shqiptarja.com