A abuzojnë spitalet private me tarifat? Konkurrenca pas 1 viti ende pa përgjigje: Presim çmimet e rajonit që të nisim hetim

5 Qershor, 18:20

Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka realizuar rekomandimin e Kuvendit për të nisur hetim nëse spitalet private abuzojnë me tarifat e shërbimeve. Kreu i institucionit Denar Biba tha se hetimi është i pamundur për sa kohë spitalet nuk kanë çmime reference, dhe po presin t’i ballafaqojnë me ato të spitaleve private në rajon.