A do e përjashtonit Berishën nëse bëheni kryetar i PD? Kadilli: Ai është institucion, e vendos vetë distancën

25 Maj 2021, 12:55 | Përditesimi: 25 Maj 2021, 12:55

Fatbardh Kadilli, teksa u pyet nëse do ta largonte Sali Berishës nga PD nëse zgjidhjet në krye të PD, tha se ish-kryeministri është institucion më vete dhe jo deputet dhe si i tillë Berisha e vendos vetë distancën mes tij dhe PD-së, si të jetë më e shëndetshme për Partinë Demokratike.

“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes Berishës si institucion dhe institucionit të PD-së, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

b.ha./Shqiptarja.com