A do ia urojë Ramës festën e Kurban Bajrjamit, ja si përgjigjet Dritan Leli

20 Korrik 2021, 12:01 | Përditesimi: 20 Korrik 2021, 12:01

Kreu i bashkisë së Vlorës ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pyetur nga gazetarët nëse këtë festë do ia uronte edhe kryeministrit Edi Rama, Leli u përgjigj “Absolutisht po”. Krisja në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar. Së fundmi, kryeministri Edi Rama e ka thumbur jo pak Lelin, cili pak ditë më parë ai ishte në Vlorë, ku pastroi një nga fushat e sportit.

r.k./Shqiptarja.com