A do ta votonte PS një kërkesë të re të SPAK për arrestimin e Ballukut? Ismaili: Çdo deputet vendos vetë, drejtësia s’është penguar të hetojë

11 Shtator, 12:13 | Përditesimi: 11 Shtator, 12:13

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, u pyet në përfundim të mbledhjes së qeverisë edhe për rastin e Belinda Ballukut, së cilës iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza e mosdeklarimit të pasurisë. E pyetur nëse mazhoranca do të votonte pro në rast se SPAK do t’i drejtohej Kuvendit me një kërkesë të re që do të hapte rrugë për arrestimin e Ballukut, Ismaili tha se çdo deputet e gjykon vetë votën e tij. Sipas saj, drejtësia nuk është penguar të hetojë.

 

E.H/Shqiptarja.com