Elbasan/ Kryebashkiaku Llatja: Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe ka shkaktuar dëmtime të mëdha strukturore të godinës

5 Nëntor, 11:52 | Përditesimi: 5 Nëntor, 11:53

Kryebashkiaku Gledian Llatja gjatë një prononcimi për mediat sot në lidhje me shpërthimin në pallatin në Elbasan tha se banorët që nuk kanë mundësi të qëndrojnë te të afërmit janë akomoduar në konviktin e qytetit, ku u janë siguruar edhe ushqimet. Sipas tij, Bashkia do të vijojë t’u garantojë strehim deri në përfundimin e procedurave ligjore dhe marrjen e masave sipas ligjit për emergjencat civile.

 

M.V/Shqiptarja.com