'A flasim për burrat!?', komedia që argëtoi korçarët! Regjisorja: Përveç notave te humorit përcjellë edhe leksione për jetën

17 Tetor 2021, 22:41

KORÇË- Në skenën e teatrit "Andon Zako Çajupi " në Korçë premiera "A flasim për burrat!?" me regji te Andeta Radit, përcolli te publiku situatat dhe humorin e marrëdhënies mes tre shoqeve te ngushta. Komedia u mirëprit nga artdashësit korçare çka ka bërë që për vetë aktoret sadisfaksioni të jetë i dyfishtë që në startin e saj.

“Është një shfaqje situatash, ka batuta, është aktuale shumë”, u shpreh aktorja, Rozana Radi.