A i ndjek 'Foltoret' e Sali Berishës, ja si përgjigjet Edi Rama

4 Nëntor 2021, 22:10

Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një koment për 'Foltoret' e Sali Berishës.

"Nuk e ndjek dhe as nuk më duhet fare, kryetari i PD është Lulzim Basha dhe jam id etyruar që ta dëgjoj dhe e respektoj. Kur flet për llumin në PD, ai duhet të kujtojë se ai llum ka nxjerrë atë dhe sot duhet të tregojë, aty që nuk është pjesë e atij llumi, siç thotë ai, duke folur ndryshe, duke komunikuar ndryshe, duke mos përsëritur avazet e Foltores", tha Rama.