A rrezikohet Shqipëria nga koronavirusi?

30 Janar 2020, 08:57

TIRANE-Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo e ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv tregoi në hollësi trajtimin e rastit të gruas që ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina dhe u dyshua se ishte e prekur nga koronavirusi. Fatmirësisht alarmi rezultoi fals, ndërsa Çomo tha se gruaja u izolua dhe u trajtua në terapi intensive deri në momentin që u morën përgjigjet, ku rezultoi se nuk ishte e prekur nga virusi kinez, por grip.

"Kjo grua ka punuar për një kohë të gjatë në Kinë në një qytet që nuk ka pasur raste të infektuara dhe është kthyer në 18 janar. Po e jap këtë informacion, pavarësisht se nuk më lejohet, por për të mirë të shëndetit të popullatës po e japim. Ka ardhur nga Kina ka një histori 10 ditore, duke paraqitur dhimbje dhe kohë. Urgjenca Kombëtare e solli te Infektivi. Zonja informoi sipas rregullave qendrën e Urgjencës, shkoi makina dhe epidemiologu për ta shoqëruar për t'i dhënë ndihmën pa cenuar personat e tjerë. Ne kishim marrë informacion. Rasti u prit në urgjencën tonë me dhomë izolimi, takuar te terapia intensive me vjedhjet përkatëse nga stafi.