Një grua e ardhur nga Kina e prekur me koronavirus? Manastirliu në aeroportin e Rinasit: Nuk ka asnjë rast në Shqipëri, masa të shtuara (VIDEO)

"Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi", ky është reagimi i ardhur nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket një rasti të dyshuar tek një gruaje që ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina, ku pas testimit për koronavirus në laboratorin e certifikuar, rezultoi negativ. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gruaja në fjalë është ende e shtruar në spitalin infektiv në Tiranë, ndërsa sigurojnë se ajo është prekur nga një grip i zakonshëm dhe jo nga koronavirusi.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër masat e marra për parandalimin e depërtimit të koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar në Aeroportin e Rinasit 17 pasagjerë shqiptarë dhe te huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë.

“Janë marre masa në pikat kufitare portuale dhe tokësore me ekipe mjekësore dhe epidemiologe që janë në monitorim të situatës dhe raportojnë në kohe reale për çdo rast”, tha Manastirliu.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë njofton se më datë 27 janar është ngritur një task forcë me drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik, për parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundje. Drejtues të njësive tona në pikat e kalimit kufitar, përfaqësues të policisë kufitare është shtuar survejanca e sëmundjeve të rënda respiratore në bashkëpunim me gjithë spitalet. 

Instituti i Shëndetit Publik ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Spitali infektiv ka kapacitetet e nevojshme me dhoma izolimi për çdo situatë. Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët përsa i takon depërtimit të koronavirusit të ri.

Aktualisht Shqipëria ka një survejancë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja