Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përshendetja e veçantë nga ‘Mësonjëtorja e parë shqipe’ në Korçë, pedagogu: Ditë feste

1 Shtator 2022, 16:51

Një moment i veçantë në prezantimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte edhe një lidhje direkte nga Korça, me nxënës që mbanin në duar këtë Abetare. Lidhja u zgjodh të bëhej nga ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e parë shqipe” dhe kjo jo një rastësi.