Teksa anëtarët e Partisë Socialiste dilnin nga mbledhja e Asamblesë së PS-së në Tiranë e organizuar në Galerinë e Arteve, studentët e mbledhur pranë Universitetit Politeknik kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
“Rama jep dorëheqjen” dhe “Qeveri e krimit, arrestoni Ramën” ishin thirrjet e protestuesve.
Ndërkohë, protestuesit ndodhen në zonën e Sheshit “Nënë Tereza”, ku shihen edhe një numër i konsiderueshëm efektivësh policie të pranishëm në terren.
Sipas pamjeve, protestuesit po tentojnë të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa situata monitorohet nga forcat e policisë



















