Abetarja e unifikuar, Kushi për Report Tv: Marrëveshja zbatohet vitin e ardhshëm, dhuratë nxënësve për 110 vjetorin e Pavarësisë! Synojmë unifikimin në gjithë diasporën

14 Janar 2022, 19:46

Në vitin e ardhshëm shkollor do të zbatohet marrëveshja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë për unifikimin e abetares mes dy vendeve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se është ngritur grupi i punës dhe po punohet që abetarja t'iu vihet në dispozicion nxënësve dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas Kushit synohet që abetarja e unifikuar të zbatohet në të gjithë diasporën.