Abstenoi komisionin hetimor për ‘TIMS’, Petro Koçi për Report Tv: Anëtarët duhej të pajiseshin me certifikatë sigurie, do kenë akses në informacione të klasifikuara

22 Mars, 14:09

Deputeti socialist, Petro Koçi doli nga rreshti dhe abstenoi gjatë procesit të votimit për ngritjen e komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. I ftuar në Report Tv, Koçi shpjegoi arsyen përse abstenoi dhe nuk ngriti kartonin jeshil njëjtë si kolegët e tij socialistë.