Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën hetim nga SPAK! U kallëzua me 4 kolegë të tjera nga KLSH

4 Gusht 2021, 13:10 | Përditesimi: 4 Gusht 2021, 13:10

Me Tarazhin janë kallëzuar edhe 4 anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Report Tv mëson se SPAK ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka kërkuar sekuestrimin e praktikave për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

r.k./Shqiptarja.com